Këshilltar i ushtrueses së presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci ka thënë se po merr kritika të vazhdueshme, përcjell InLajmi.
Ai ka publikuar një video të u.d presidentes e cila flet për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë dhe përgjegjësinë që ka, si dhe ka kërkuar që BE-ja mos ta trajtojë Serbinë si një “fëmijë të lazdruar”.
Peci shtoi se Osmani po kritikohet shumë nga i madh e i vogël në Serbi dhe disa të rikthyer në LDK.
Postimi i plotë i tij:
“Në intervistën dhënë Associated Press (e publikuar tashmë anekënd botës), u.d. Presidentja Vjosa Osmani flet për krimet e kryera nga Serbia, për fëmijët e vrarë e gratë e dhunuara. Ajo kërkon përgjegjësi e drejtësi për ato krime, duke potencuar se Serbia nuk do të ndryshojë përderisa nuk ka presion mbi të nga BE-ja. Prandaj, Serbia nuk do të duhej të trajtohej si fëmijë i lazdruar përderisa udhëhiqet nga njerëz të regjimit të Millosheviqit e nuk kërkon falje për krimet.
U.d. presidentja po kritikohet e sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi…dhe çuditërisht nga disa të “rikthyer” në LDK, parim i të cilëve është jo interesi qytetar, po ai personal!”/InLajmi/