Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:30 thotë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjellë InLajmi.
Janë arrestuar 5 të dyshuar të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin me shishe qelqi, sipas prokurorit personat janë dërguar në mbajtje.
Janë arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një fjalosje kanë sulmuar njëri-tjetrin me shishe qelqi. Nën ndikim të alkoolit kanë qenë 4 nga të dyshuarit, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 3 nga të dyshuarit të cilëve ju është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe të dyshuarit ndalën në mbajtje, thotë Policia./InLajmi/