Mediat serbe kanë shkruar një artikull duke iu referuar ndalesës për hyrje në Kosovë disa hendbollistëve serb, transmeton InLajmi.
Ndër të tjera, në lajm mund të lexoni se Kosovën ende e quajnë “Metohi” gazetarët serb.
“Anëtarët e klubit të hendbollit Kursumlija u kthyen nga kalimi administrativ i Merdares me Kosovën dhe Metohinë, ku duhej të luanin një ndeshje me Mokra Gora. Lojtarët dhe stafi profesional i klubit serb morën një dokument ku thuhej se “atletët nuk mund të hyjnë në Kosovë dhe Metohi sepse konsiderohet një kërcënim për sigurinë e brendshme politike, shëndetin publik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, raporton Mozzart Sport”, shkruan në artikullin e publikuar nga portali, Blic sport.
“Kjo nuk është hera e parë që sportistëve tanë u ndalohet hyrja në Kosovë dhe Metohi”, vazhdon tutje në artikull Blici serb.
Ndryshe, deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga përfaqësuesit e Kosovës në sport lidhur me këtë deklaratë nga mediat serbe./InLajmi/