Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për shkak të pandemisë koronavirus nuk do të ketë ndonjë organizim për Ditën Botërore të Diabetit, përcjellë InLajmi.
Ndër të tjera, Zemaj shtoi se do të diskutoj për masat e ndërmarra dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të trajtimit të kësaj sëmundjeje.
“Nëpërmjet përpilimit dhe plotësimit të listës esenciale të barnave, do të inkorporohen edhe fletëzat për matjen e glikemisë dhe sigurimi i pompave për insulinë, me qëllim të ngritjes së nivelit të trajtimit të diabetit. Në veçanti do të kemi kujdes për të rinjtë me diabet tip 1”.
“Është iniciuar Grupi punues për udhëzuesin “Terapia injektibile te diabeti” për trajtimin e avancuar, të bazuar në përvojat më të mira dhe do të lehtësoj kriteret për furnizimin me insulinë”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook./InLajmi/

















