Xhevahiri prej 14.83 karat, i prerë nga kristali i minuar në Rusi në vitin 2017, u quajt “Shpirti i Trëndafilit”, pas një baleti të interpretuar nga Ballets Russes dhe Vaslav Nijinsky më 1911.
Çmimi prej 21 milionë CHF para komisionit u arrit vetëm pas disa minutash, kur u ble nga një ofertues telefonik i cili zgjodhi të mbetet anonim, tha Sotheby’s të Mërkurën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gurët me ngjyra janë vlerësuar shumë si një klasë asetesh nga të pasurit në vitet e fundit, me diamantë rozë me cilësi të lartë veçanërisht të çmuar.
“Blerësi me fat mund të përfitonte mirë nga çmimet që rriten për diamantët rozë në vitet e ardhshme falë rritjes së rrallësisë”, tha Tobias Kormind, drejtori menaxhues i 77 Diamonds, argjendari më i madh në Evropë me diamante, në një deklaratë.
Më 2018 diamanti ‘Pink Legacy’ mblodhi 45,7 milionë CHF kur u ankandua nga Christie’s, gjithashtu në Gjenevë, duke vendosur një çmim rekord për karat për një gur të llojit të tij, thuhet sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Çmimi rekord absolut për një diamant rozë ishte “Star Pink”, i shitur për 65 milionë CHF në Hong Kong më 2017.