Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda po vazhdojnë me energji të paparë të promovojnë vaksinën kundër COVID-19.
Fondacioni i tyre do të investoj 70 milionë dollarë, me qëllim që vaksina të shpërndahet njëtrajtshëm nëpër botë.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se dëshiron të vaksinën ta marrin 7 miliardë njerëz në mbarë botën, e kohë më parë pati theksuar se vaksina e gjeneratës së dytë do të jetë më e lehtë dhe më e lirë të prodhohet.
Në anën tjetër ai është skeptik për një rikthim të shpejtë në normaliteti. Dje ka deklaruar se “para nesh është një rrugë e gjatë”, pavarësisht faktit se muajin e kaluar tha se “vendet e pasura mund t’i kthehen normalitet deri në fund të vitit të ardhshëm”, transmeton Telegrafi.
E këto pretendime i ka mbështetu edhe drejtori ekzekutiv financiar i tij Mark Suzamn, i cili theksoi se “luftimi i plotë i pandemisë do të kërkoj përkushtimin më të madh të shëndetit publik”.