Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet e tij me 5 nëntor pas ftesës nga Gjykata Speciale, raporton InLajmi.
Ai këtë dorëheqje e kishte bërë publike përmes një deklarate, ku kishte thënë se ka vendosur të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të zgjasë procesi i gjykimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, duke kërkuar që të respektohet ky qëndrim i tij nga të gjithë në Kosovë për aq kohë sa është qytetar privat.
Po ashtu, ish kryetari i grupit parlamentar ka dhënë dorëheqje edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Fadil Nura do të jetë ai i cili do ta zëvendësoj Veselin si shef i grupit parlamentar të PDK-së./InLajmi/