Serbia nuk ka arritur të kualifikohet për në EURO 2020, pasi u mposht nga Skocia pas ekzekutimit të penalltive.
Sot është zhvilluar ndeshje finale në playoff të Ligës së Kombëve, në mes të Skocisë dhe Serbisë.
Skocia e cila ishte mysafire, fitoi ndaj Serbisë me anë të 11-metërshve, ku ishin të pagabueshëm duke i shënuar të gjitha golat.
Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1, me Serbinë që siguroi vazhdimet vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke barazuar për 1-1.
Megjithatë, në penallti më të vëmendshëm ishin udhëtuesit, që pas 22 vitesh rikthehen në garën më të madhe të futbollit në kontinentin e vjetër.
