Sipas raportit të Policisë së Kosovës janë shqiptuar 887 tiketa për mos respektim të rregullave anti-Covid, përcjellë InLajmi.
Brenda 24 orëve të fundit, është kjo shifra e personave të cilët janë dënuar që nuk kanë vendosur maskën dhe mbajtjen e distancës.
Po ashtu, në raport janë publikuar numri i arrestimeve, rreth 32 persona.
Përveç kësaj, Policia ka bërë të ditur se edhe 14 persona janë dërguar në mbajtje./InLajmi/