Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me urdhër të ministrit Vesel Krasniqi, kanë dalë në terren për të parë nga afër se sa po i zbatojnë bizneset vendimet anti-COVID-19 që qeveria i ka miratuar së fundmi.
Gjatë inspektimeve, inspektorët e tregut i njoftuan afaristët se duhet respektuar në përpikmëri masat e reja, sipas vendimit të qeverisë,për të parandaluar përhapjen e pandemisë që ka për qëllim primar mbrojtjen e shëndeti publik, shkruan Gazeta Express,
Sipas kryeinspektorit të tregut, Lulzim Syla, aksioni i inspektimeve do të vazhdojë deri në orët e vona të së premtes dhe do të vazhdojë edhe ditëve dhe netëve tjera për t’iu bërë me dije bizneseve se inspektorët do të jenë të pranishëm në çdo kohë për të parë se sa po zbatohen masat nga bizneset.