Policia e Kosovës ka njoftuar se i është hakuar profili zyrtar Facebook, ministres së jashtme, Meliza Haradinajt-Stublla, përcjellë InLajmi.
Në raportin 24 orësh, ka njoftuar Policia e Kosovës për rastin në fjalë.
Theksojmë se në lidhje me këtë, Policia ka njoftuar se është aktivizuar edhe Njësia e Krimeve Kibernetike si dhe prokurori i Shtetit.
“Ankuesja f/k ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./InLajmi/