Është ndërprerë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, raporton InLajmi.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Ngavci ndërpreu seancën edhe pse me insistimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi të mos ndërpritet.
“Po më çuditni me këto deklarata jo koalicioni, deputetët kanë për të detyrë të vijnë në Kuvend. Mos i ngatërroni gjërat, koalicioni çështjet e veta duhet t’i shtyjë përpara, por Kuvendi vendos prandaj i refuzon ose jo, nuk mundeni me abuzu kështu prej pozitës së kryesueses së Kuvendit”, tha Gashi.
Në mungesë të kuorumit kjo nuk mund të bëhej sipas nënkryetares së Kuvendit.
Ritheksojmë, se në rend të ditës ishin paraparë dy 2 interpelanca të kryeministrit Avdullah Hoti dhe 12 pika të tjera./InLajmi/