Qeveria miraton masat e reja antiCovid, hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00.
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19.
Vendimi për masat e reja përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi të premten, më 13 nëntor në orën 18:00, përcjellë Telegrafi.
Ky vendim do të vlerësohet pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend dhe vlen deri në një vendim tjetër.
