Policia e Kosovës, ka publikuar raportin 24 orësh të ngjarjeve të fundit, përcjellë InLajmi.
Në raport, përveç tjerash thuhet se në mbarë vendin janë shqiptuar mbi një mijë gjoba në trafik ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat.
Po ashtu, ka pasur edhe të lënduar dhe në të njëjtën kohë edhe arrestime.
18 të arrestuar, 6 persona në mbajtje, 3 persona në vuajtje të denimit, 11 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 20 aksidente trafiku me dëme materiale, shkruan në raportin policor./InLajmi/