Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot ka bërë një deklaratë të fuqishme duke thënë se mund të ndodhë një konflikt i mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, përcjellë InLajmi.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar u.d e presidentes Vjosa Osmani përmes një statusi në Twitter duke shkruar:
“Pres nga Bashkimi Evropian dhe NATO t’i kundërpërgjigjen kërcënimit të Vuçiqit për luftë të përgjakshme”.
Ndër të tjera, Vuçiq ka deklaruar se nuk është i gatshëm të reagojë me deklarata të shenjta dhe se pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, në fund të fundit secili duhet të mbështetet në forcën që ka.
Ndryshe, president i Serbisë përmes një konference për media ka dhënë këto detaje./InLajmi/