Këngëtarja, Mihrije Braha si rrallëherë ka rrëfyer një nga ngjarjet në jetën e saj që ka të bëjë me bashkëshortin, Naimin, raporton InLajmi.
Në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’, artistja kosovare tregoi periudhën e vështirë në jetën e saj, kur Naim Abazi është identifikuar me tumor në tru.
Me lot në sy ka rrëfyer sëmundjen e bashkëshortit, duke treguar se në vitin 1996 fitoi betejën me këtë sëmundje.
“Në vitin 1996 dikund nga fundi i shtatorit përderisa po mendonim se gjithçka ishte në rregull në jetën tonë, edhe Platori mbushi një vjet. Dhe një ditë Naimi u zgjua në mëngjes dhe tha se urgjentisht duhet të shkojmë në spital se diçka nuk është mirë me mua, edhe unë ashtu si shumë e re, shumë e fokusume pas Platorit se kishte fazën që po ecte, i thashë që nuk mundet me qenë diçka serioze, a duhet të vij edhe unë me ju te mjeku?”.
“Kur shkoi te mjeku, ata i thanë se duhet të bëj një ndërhyrje, kur erdhi në shtëpi më tregoi se nesër duhet të bënte një intervenim. Ishtë një periudhë kur ne po jetonim bashkë me familjen e Naimit. Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave, duke i thënë vetes që jo jo jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë, sidoqoftë e kisha afër edhe nënën e Naimit që po e mbanim njëra-tjetrën, më pas na treguan se mirë është”, tha këngëtarja.
Ndryshe, prej shumë vitesh Mihrije Braha është e martuar me bashkëshortin e saj, njëherësh këngëtarin dhe prezantuesin Naim Abazi, çifti kanë edhe një djalë, Platorin./InLajmi/