Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me personat e pagjetur dhe Liqenin e Ujmanit, raporton InLajmi.
Nagavci sapo tha se Kuvendi shkon në pauzë 15 minutëshe, pasi që nuk kishte kuorum mes deputetëve që janë në sallë.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare seanca është ndërprerë.
Po ashtu, diskutim ishte edhe votimi i projektligjit për Rimekëmbje Ekonomike.
Rikujtojmë se, ditën e djeshme PDK u deklarua se nuk do të marr pjesë në seancë për shkak të zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.
Sipas tyre nuk duhet të zhvillohet asnjë aktivitet politik apo diçka tjetër, për të kaluar ligji duhet që në sallë të Kuvendit të jenë 61 deputetë./InLajmi/