Policia e Kosovës përveç tiketave të trafikut që ka shpërndarë rreth 1 mijë e më shumë, nuk kanë munguar edhe ato për mos respektimin e masave ndaj koronavirusit, përcjellë InLajmi.
Sipas raportit policor në 24 orët e fundit, janë shqiptuar rreth 922 gjoba.
Rastet me të lënduar dhe në të njëjtën kohë edhe arrestimet janë ngjarjet tjera me të cilat Policia është marrë.
Po ashtu, 6 persona në mbajtje, 3 persona në vuajtje të denimit, 11 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 20 aksidente trafiku me dëme materiale, shkruan në raportin policor./InLajmi/