Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar. Qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë.
Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në shishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla, shkruan “Living”.
Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.

















