Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot ka mbajtur një konferencë në media, transmeton InLajmi.
Vuçiq ka deklaruar se nuk është i gatshëm të reagojë me deklarata të shenjta dhe se pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, në fund të fundit secili duhet të mbështetet në forcën që ka.
Kjo është arsyeja se pse Serbia duhet të vazhdojë të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht. Një lloj konflikti mund të na ndodhë, ne duhet të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e Kosovës, theksoi Vuçiq.
Unë mendoj se është e rëndësishme që anëtarët e pakicave të tjera të hyjnë, që romët të marrin vendin e tyre të merituar. Kroatët, boshnjakët, të cilët janë në numër të madh, që t’u kushtojmë vëmendje të veçantë atyre, ka shtuar ai, raporton televizioni serb N1.
Presidenti serb shtoi se nëse nuk është e mundur të flasin me ata të cilët punojnë kundër vendit të tyre, ka shqiptarë me të cilët mund të flasin për pjesëmarrje në Qeveri./InLajmi/