Aktori ishte në mes të karantinës dy javore në përgatitje të një film të ri, sipas babait të tij.
E dashura e tij thuhet se telefonoi hotelin kur nuk kishte dëgjuar nga Belasco.
Bert Sr. mendon se djali i tij vdiq nga një aneurizëm por janë në pritje të autopsisë për të njoftuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes së tij.
Sipas medias lokale, ABC 8 News, Departamenti i Policisë Henrico iu përgjigj një hoteli për një urgjencë mjekësore të dielën. Stafi i hotelit tha se ata morën një telefonatë për të kontrolluar Belasco kur të dashurit nuk mund ta takonin, transmeton Indeksonline.
Belasco njihet gjithashtu edhe për role si “I’m Dying Up Here”, “The Mick”, “Pitch”, “Key and Peele” dhe “Justified”.


















