Gjeneralmajor Michele Risi pritet të jetë vetëm edhe këtë javë komandant i KFOR’it në Kosovë.
Gjatë javës së ardhshme, Risi do të zëvëndësohet nga gjeneralmajori, Franco Federici.
Ceremonia e ndërrimit të komandës midis komandantit të KFOR’it në largim dhe atij në ardhje do të mbahet, më 16 nëntor 2020, në SHP të KFOR-it, kampi “Film City”, në orën 10:30, transmeton Gazeta Metro
Për shkak të masave kufizuese të Covidit-19, KFOR-i nuk do të jetë në gjendje këtë vit që të mirëpresë si zakonisht të gjithë operatorët e mediave.