Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të këtij spitali. Në vend të tij është emëruar si ushtrues detyre Hajrullah Saraqi.
Pllana ka deklaruar se vendimin e ka pranuar para 2 ditësh, me arsyetimin se në Spitalin e Vushtrrisë nuk është menaxhuar mirë pandemia Covid-19.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij spitali, është riemëruar Hajrullah Saraqi i cili ishte shkarkuar para një viti nga ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, raporton Gazeta Express.
Kujtojmë se Spitali i Vushtrrisë ishte transformuar në spital COVID gjatë muajve korrik dhe gusht. Në këtë spital ka pasur probleme me furnizim të oksigjenit.