PDK ka reaguar pasi që mediat në Shqipëri raportuan se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale, përcjell InLajmi.
Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka demantuar lajmin që Haliti është ftuar nga Specialja.
Njoftimi i plotë:
PDK: I pavërtetë lajmi se nënkryetari Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara
Nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.
Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.
Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake./InLajmi/