Xhudistja Laura Fazliu shton edhe një medalje bronzi, këtë herë nga Kampionati Evropian U-23.
Ajo ka fituar dy medalje brenda pak ditësh dhe të dyja në nivel kontinental.
“Pas medaljes së argjendtë të fituar javën e kaluar në Kampionatin Evropian U-21, këtë herë xhudistja jonë, Laura Fazliu fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian U-23, që po mbahet në Poreq të Kroacisë” njofton Klan Kosova.
“Fazliu në luftën për të bronztën mposhti sllovenen Zarja Tavcar. Në përgjithësi shënoi katër fitore e një humbje”.