Në mesditën e sotme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë në një vizitë të paparalajmëruar në PDK.

Kjo siç u tha pas takimit për të vizituar partinë që ditë më parë iu morë lideri i saj Kadri Veseli, që tashmë është dorëzuar në Hagë, ku do të përballet me akuza për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Pas kësaj vizite Haradinaj pritet ta vizitojë edhe Nismën Socialdemokrate, parti të cilës iu morë kryetari i Këshillit kombëtar të saj Jakup Krasniqi, nga Specialja dhe i cili sot pati paraqitjen e tij të para trupit gjykues, përcjell Indeksonline.
Haradinaj e bën këtë vizitë për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara.




















