Në mëngjes është raportuar për një veturë të parkuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e cila shihej si e dyshimtë mirëpo, policia ka sqaruar se ajo nuk paraqet kurrfarë rreziku për qytetarë, pasi është vendosur aty për një nismë qytetare.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin për Gazetën Metro duke thënë se vetura ka leje për vendosjen aty, pasiqë do të jetë pjese e aktivitetit për shënimin e Dites Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.
“Vetura e vendosur ne shesh ka marr pelqimin/lejen nga kompetentet dhe do të jetë pjese e aktivitetit për shënimin e Dites Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.
Nuk ka asnjë arsye për shqetsim sepse Policia e Kosoves po kryen detyrat e saj te vazhdueshme ne funksion te garantimit te rendit dhe sigurise se pergjithshme ne vend per te ofruar nje ambient te qete dhe te sigurt per te gjithë”, tha Hoxha .
Hoxha, siguroi qytetarët se nuk asgjë për t’u shqetësuar rreth kësaj ngjarjeje.