Kjo nëse Ministria e Shëndetësisë, vendos që masat e marra për këtë vikend për Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjakovën, Gjilanin, Oboliqin, Podujevën e Shtimën t’i përseritë edhe në fundjavat tjera.

Në gjendje të mirë nuk qëndrojnë as Mitrovica e Jugut e Lipjani me nga 137 raste aktive dhe Drenasi me 119.
Ndryshe nga këto, larg nga shtimi i masave duket të jenë komunat me shumicë serbe. Në Mitrovicën e Veriut ka një rast aktiv, e nga Zubin Potoku, Zvecani, Leposaviqi dhe Parteshi tash e sa ditë nuk u paraqit asnjë rast në të dhënat e Insitutit Kombëtar të Shëndetëisë Publike.
Si këto është edhe Mamusha, njofton Klan Kosova.
Ende nuk ka konfirmim nëse masat e marra për karantinimin disa ditësh të komunave me më shumë raste e ato për ndalimin e aktiviteteve do të aplikohen edhe në vikendet tjera.





















