Para pak çastesh është mbyllur derbi i javës së 7-të në Premier Ligë, mes Manchester City dhe Liverpool, pa fitues.
Sa i përket takimit, ndeshja ishte shumë interesante që nga fillimi, ku ta parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me Salah (13) që ishte i saktë nga pika e bardhë.
Në minutën 31 të ndeshjes, barazuan nikoqirët me Jesus, ndërsa në minutën 42 belgu, Kevin De Bruyne humbi penalltinë, një shans të mirë për të kaluar ne epërsi për herë të parë ekipin nga Manchester.
Me rezultat 1:1 u mbyll pjesa e parë, por edhe i tërë takimi në “Etihad”, transmeton Insajderi.
Me këtë pikë, City shkon në kuotën e 12 pikëve pas shtatë ndeshjeve, ndërsa “reds” me këtë pikë ndodhet në vendin e 3-të në tabelë me 17 pikë pas 8 ndeshjeve.