Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale, ka thënë nën-presidenti i Republikës Islamike, Eshaq Jahangiri transmeton dpa.
“Epoka e Donald Trumpit dhe ekipit të tij aventurist dhe luftënxitës, më në fund ka mbaruar .. ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë politikat e tyre shkatërruese”, ka thënë Jahangiri, përcjell REL
Sipas tij, SHBA-ja duhet t’iu kthehet obligimeve ndërkombëtare pas përfundimit të procesit zgjedhor.