Deputetja e Kuvendit të Kosovës Valdete Idrizi ka kritikuar qeverisjen lokale dhe qendrore pasi që sipas saj nuk po respektohen masat kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Idrizi ka thënë se Qeveria prap i mbyllë sytë kur është fjala për pjesën veriore të Mitrovicës.
Postimi i plotë i saj
Qeveria prap i mbyllë sytë kur është fjala për pjesën veriore të Mitrovicës. Përkundër masave ani covid që qeveria mbrëmë si shpejt e shpejt i propozoi e miratoi, në veri ato nuk përfillen, e qeveria heshtë, thuajse ska virus andej ure. Apo, si me qenë në ndonjë shtet tjetër. Ndoshta nuk ka arritë t’i përkthej vendimet e qeverisë e ata spo kuptojnë, ku me ditë?? Spo komentoj më shumë për këto masa me të vërtetë të pakuptimta, por a nuk ish dashtë të zbatohej vendimi në tërë Republikën e Kosovës? /InLajmi/