Situata aspak e këndshme financiare ka bërë që Barcelonë t’i vendosë në tregun e transferimeve për afatin kalimtar të janarit 5 lojtarë.
Barcelona po i vuan shumë pagat e mëdha të futbollistëve, dhe nevoja për të ulur shpenzimet është e domosdoshme.
Sidoqoftë, ata ende janë në kërkim të përmirësimit të skuadrës, duke bërë lëvizje në drejtim të Eric Garcia të Manchester Cityt dhe Memphis Depay të Lyon.
Për të siguruar ardhjen e këtyre dy futbollistëve dhe për të siguruar stabilitet financiar, fillimisht duhet të bëhen 5 shitje, transmeton lajmi.net
Sipas Mundo Deportivo, Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Carles Alena, Junior Firpo dhe Martin Braithwaite po vlerësohen të panevojshëm, dhe do të vihen në shitje.