Rastin e ka konfirmuar për Mediafokus drejtori klinik i Spitalit, dr Ukshin Ismaili.
“Po, fatkeqësisht i kemi tri vdekje brenda 24 orëve në SPGJ. Janë të dyshuar me Covid. Rezultatet nuk i kemi ende, po i presim ato nga IKSHP. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve”, ka thënë Ismaili.
Përndryshe, në Gjilan, deri tani e kanë humbur jetën 52 persona, ndërkaq në nivel të Kosovës, ky numër ka shkuar në 720.