Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi para nisjes për në Hagë ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit, në 4-vjetorin e vdekjes së tij, nga ku ka thënë se asnjë zhvillim tjetër se mposhtë rëndësinë e kësaj dite.
Selimi nuk ka dashur të flas për ngritjen e aktakuzës ndaj tij nga Specialja duke thënë se nuk ka ditë më të rëndësishme se kjo kur kujtohet Astrit Dehari.
“Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhte këtë ditë. Mos ma merrni si refuzim po do të flas prej atje, besoj prej atje besoj më shkon zani më mirë. Nuk jam unë ai që e di”, ka thënë Selimi, shkruan Lajmi.net.
Ai ka thënë se në orën 09:00 do të niset për në Hagë