Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Ferizajt ka ndodhur një vjedhje në një lokal ku dyshohet se janë marrë disa paisje teknologjike përcjell InLajmi
Gjësendet e vjedhura kapin vlerën 8000 euro, dhe sipas raportit policor personat e dyshuar gjenden në arrati, për këtë rast është informuar edhe prokuroria.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull Kos.ka raportuar se, persona të panjohur-të maskuar, pasi i kanë hapur me forcë lokalin e tij, i kanë vjedhur (10) kompjuterë (të video lojërave) të modelit AMD, në vlerë rreth 8000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori. /InLajmi/.