Forca të Eulex-it kanë zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e Jakup Krasniqit.
IndeksOnline mëson se ata po kryejnë një bastisje së bashku me pjesëtarë të Gjykatës Speciale.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj bastisjeje.
Këtë e ka konfirmuar edhe nga Gjykata Speciale.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”
