Mbi vendin do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /InLajmi/