NISMA Socialdemokrate ka paralajmëruar mbajtjen edhe të një konference për media pas arrestimit të Jakup Krasniqit.
Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 16:30 dhe do të flasë kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.
“Ju njoftojmë se sot prej orës 16:30, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se NISMA ka mbajtur sot edhe një konferencë para se të arrestohej Krasniqi, ku zyrtari i saj, Bilall Sherifi bastisjen në shtëpinë e Krasniqit e quajti të panevojshme, duke thënë se me veprimin e sotëm u atakua vendi dhe UÇK-ja, shkruan Reporteri
Pas përfundimit të konferencës, Limaj do të vizitojë familjen e kryetarit e Jakup Krasniqi.




















