Aksionin e Policisë së EULEX-it po e kundërshton ashpër edhe deputetja e Kuvendit të Kosvës nga radhët e AAK-së Time Kadriaj, përcjell InLajmi.
Kadriaj është shprehur e indinjuar me pamjet e sotme të bastisjes nga forcat e Eulex-it, në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, janë po aq sa të panevojshme por edhe të neveritshme.
Ajo ka shtuar se skena të tilla, janë pakuptimta, kur dihet se ushtaret e UÇK-së iu kanë përgjigjur drejtësisë vullnetarisht, sa herë që ka pasur nevojë.
Postimi i plotë i saj:
Pamjet e sotme të bastisjes nga forcat e Eulex-it, në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, janë po aq sa të panevojshme por edhe të neveritshme. Skena të tilla, janë pakuptimta, kur dihet se ushtaret e UÇK-së iu kanë përgjigjur drejtësisë vullnetarisht, sa herë që ka pasur nevojë.
Lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë e pastër dhe besojmë fuqishëm në pafajësinë e luftëtarëve të lirisë. Jemi me Jakup Krasniqin dhe me gjithë ushtarët e UÇK-së!/InLajmi/




















