Ish-ushtarë të UÇK-së janë mbledhur para shtëpisë së Jakup Krasniqit Negroc të Drenasit.
Para mediave, ata kanë thënë se kanë dalur që të shohin se çfarë po ndodhë me zhvillimet e hetuese të Speciales.
“Dulëm të kqyrim cka po ndodhë. Këto bastisje nuk i shohim të mira sepse janë të njëanshme. Ne nuk e njohim këtë gjykatë, sepse është e njëanshme dhe raciste. Këtë bastisje e shohim si gjënë më të turpshme që ndodhë që nga paslufta”, ka thënë kryetari i OVL-së në degën e Drenasit, Enver Hajdari.
“Na veç sa erdhëm, kem edhe në Prishtinë. Sipas tyne, ka ndodhur një send që s’ka ndodhur kërkund në botë, një izolim një bastisje”, tha ai.
Ai tha se në shtëpinë në Negroc jetojnë anëtarët e familjes së Krasniqit, përkatësisht vëllezërit, shkruan Periskopi

“Në këto prona jetojnë vllaznia e tina, vëllezërit e tina. Kjo ka qenë shtëpi e tij, ky është vendi ku ka lindur”, tha ai.