Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova infektologu Murat Mehmeti, i cili ka thënë se në Klinikën Infektive ka mjaftë pacientë që janë në gjendje të rëndë.
“Ka pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë. Kemi 2 raste të reja të vdekjes sonte. Kemi pacient në gjendje shumë të rëndë. Ka pacientë që luftojnë me vdekjen. Ka mjaftë pacientë në gjendje shumë të rëndë”, është shprehur Mehmeti.
Mehmeti ka thënë se Klinika Infektive është në kapacitetet e saj sa i përket hapësirës.
“Janë 105 të shtrirë aktualisht. Kjo nënkupton se klinika është e mbushur. Realisht kapacitetet e klinikës tonë janë 115-120 shtretër. Edhe dhjetë vende mund t’i kemi të lira deri në mëngjes. Numri i pacientëve nën 100 nuk është në klinikë në këto dy javët e fundit”.