Duket se inati i selektorit Bernard Challandes me Bernard Berishën ka marrë fund.
Kësisoj, ylli i Akhmat Grozny ka marrë ftesë për tri ndeshjet e nëntorit që Kombëtarja e Kosovës i zhvillon në Ligën e Kombeve dhe një miqësore.
Bernard Berisha do të jetë një nga të ftuarit e Challandes, lista e plotë e të cilëve publikohet të dielën.
Këtë ai e ka konfirmuar indirekt përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
”Gjithmonë i gatshëm për ty Kosova ime”, ka shkruar Berisha, shkruan Lajmi.net.
Kosova do të nisë ndeshjet e nëntorit me miqësoren kundër Shqipërisë më datën 11