Donald Trump ka kërcënuar se do të pushojë nga puna Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA.
Derisa turmat në tubimin në Florida pak para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, brohoritnin ‘’Jashtë Fauci’’, presidenti Trump lejoi ata të vazhdonin thirrjen për disa sekonda para se të jepte një përgjigje.
‘’Mos i tregoni askujt, por më lini të pres deri pak pas zgjedhjeve. E vlerësoj këshillën, e vlerësoj.’’
Fauci, një nga ekspertët më të njohur në botë të sëmundjeve infektive, ka shërbyer për më shumë se 3 dekada si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.(NIAID)
Gjatë pandemisë, Fauci ka ofruar udhëzime për shëndetin publik, shpesh duke rënë në kundërshtim me presidentin Trump, transmeton Gazeta Metro
Së fundmi ai tha se SHBA’të duhet të përgatiten për një numër të madh të viktimave, që mund të arrijë deri me 100 mijë raste në ditë gjatë dimrit.




















