Presidenti, Hashim Thaçi, gjatë homazheve të tij para varrit të heronjëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se nëse në tavolinë e dialogut me Serbinë nuk diskutohet për njohje, atëherë procesi është i dështuar.
Madje sipas tij, në mënyrën si po zhvillohet ky proces është në favor të Serbinë. Madje ai gjithë procesin e ka quajtur të pakuptimtë.
“E kam theksuar se ky dialog është i pakuptimtë si i tillë që po zhvillohet”.
“Nëse propozimi për njohje nuk hidhet në tavolinë procesi është i dështuar dhe në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet”./InLajmi/