Tava e pulës me perime është një nga recetat më të lehta për t’u përgatitur dhe krijon një vakt perfekt, i gjithi në një enë. Kur jeni të zënë në punë, kjo recetë do t’ju ndihmojë të përgatisni një darkë të shijshme, që mund ta shoqëroni me një gotë verë.
Përbërësit
8 kofsha pule
100 gr patate
50 gr qepë
50 gr kungull
50 gr speca
50 gr karrotë
50 gr spec të kuq të ëmbël pluhur
5 thelpinj hudhre
Kripë
Piper
Rigon
Vaj ulliri
Për këtë recetë mund të përdorim cfarëdo lloj pjese të mishit të pulës, thjesht sigurohuni që ta nxirrni mishin e pulës nga frigoriferi rreth 20-30 minuta para pjekjes. Kur mishi piqet i ftohtë ka tendencë të thahet.
Nëse do të përdorni gjoksin e pulës, sigurohuni që ta gatuani në temperaturën 165-170 gradë, pasi mishi mund të bëhet i thatë në temperatura më të larta.
Mund të shtoni lëng limoni dhe rozmarinë dhe ta shoqëroni me sallatë jeshile.
Udhëzimet
Lajmë mirë patatet, kungujt, specat dhe karrotat. Pastrojmë mishin dhe e vendosim për ta marinuar me vaj ulliri, kripë dhe spec të kuq pluhur. Kujdesemi që speci pluhur të shpërndahet mirë tek mishi.
Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë. Nisim të presim perimet në madhësi mesatare dhe në formën që dëshirojmë. Vendosim perimet për t’i marinuar njësoj si mishi.
Pas procesit të marinimit, vendosim përbërësit në tavë dhe u hedhim kripë, piper, rigon, hudhër, vaj ulliri dhe ujë.
Vendosim tavën për t’u pjekur për 30 minuta.