Policia e Kosovës dhe inspektorati pak minuta më parë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Siç ka mësuar FaktePlus ata janë duke shikuar nga afër se sa po respektohen masat anti-Covid.
FaktePlus sjell edhe disa fotografi nga kontrolla që po behët në këto hapësira.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të vazhduar me pikat e seancës së kaluar. Në rend dite janë 7 pika të mbetura nga seanca e së enjtes.
E rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese. Duke nisur nga sot, do të hynë në fuqi 29 masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës.