Mimoza Kusari Lila, ka reaguar ndaj deputetit të AAK-së Bekë Berisha, sepse Berisha kishte përmendur Agjencinë Kosovare të Privatizimit ku sipas tij Mimoza kishte punësuar tezën e saj në këtë agjenci, përcjell InLajmi.
Deputetja e VV përmes një shkrimi në rrjetin social të saj në Facebook, tha se deputeti Berisha ka abuzuar shumë në Komisionin Hetimor për privatizimet në Kosovë.
“Në atë kohë dhe as në vitet pasuese deri me 2009, nuk kam qenë pjesë e politikës në Kosovë. Andaj, çfarëdo tentimi për ndërlidhje të natyrës “hajt se të gjithë keni dërgu njerëz atje” është abuzim, është manipulim dhe është cenim i të drejtës elementare të individëve të përmendur.”, ka shkruar ajo
Postimi i saj i plotë:
Në mungesë të çfarëdo argumenti që e arsyeton kapjen e shtetit, zhvatjen dhe abuzimin me çdo gjë është publike, deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka abuzuar skajshëm me pozitën dhe hapësirën në Komisionin Hetimor për privatizimet në Kosovë.
Pasi Valon Tolaj ia paska dhënë listën e kusherinjëve tonë të punësuar në AKP nga partitë tjera, ai është dashur që t’ia jap edhe kohën kur janë punësuar aty.
Besa Belegu, kusherina ime në AKP dikur AKM, është punësuar me 1 Nëntor 2005 në këtë institucion, në kohën kur organizata menaxhohej nga shtylla e 4-të e UNMIK-ut.
Në atë kohë dhe as në vitet pasuese deri me 2009, nuk kam qenë pjesë e politikës në Kosovë. Andaj, çfarëdo tentimi për ndërlidhje të natyrës “hajt se të gjithë keni dërgu njerëz atje” është abuzim, është manipulim dhe është cenim i të drejtës elementare të individëve të përmendur.
I thërras Bekë Berishes t’ju kërkoj faje publike të gjithë atyre që iu përmendi emrat me aludimin se kinse qenkan aty si rrjedhojë e lidhjeve me politikën dhe standardin e abuzimit me pushtet dhe pozitë që e mban partia e tij, mos të mundohet t’ju mvesh tjerëve se nuk i pin ujë.
Ndryshe, Bekë Berisha ka pohuar se Albin Kurti e ka punësuar motrën e gruas së tij në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, teksa ka përmendur edhe emra të tjerë të LVV-së që sipas tij kanë punësuar të afërmit e tyre në këtë insitucion. /InLajmi/.




















