Policia e Kosovës ka kapur 6 persona pasi të njëjtit ishin duke luajtur bastore, dhe ka arrestuar pronarin e lokalit në Gjilan, përcjell InLajmi.
Me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse pronarit i është përcaktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjilan: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij. Në lokal janë hasur edhe 6 të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore. Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar 3 televizorë, 3 shtëpiza të kompjuterit, 3 monitorë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/