Qeveria e Serbisë do të mbajë sot një mbledhje , me temë të veçantë kushtuar Kosovës.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas mediave serbe, seanca pritet të fillojë në ora 13:00 në Pallatin e Serbisë, përcjell lajmi.net.
Vuçiq gjithashtu do të marrë pjesë gjatë ditës përmes një video-lidhje edhe në panelin brenda Forumit të 5-të Rajonal të Liderëve të Rinj, ku temë e këtij paneli do të jetë “Lidhja në një kohe pandemie, kërcënimet dhe mundësitë.