Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 966 gjoba për qytetarë të cilët nuk po i përfillin masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, përcjell InLajmi.
Në raportin 24 orësh 758 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.
Të dhënat e këtij raporti bëhet e ditur edhe se në rrugët e vendit janë shkaktuar 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 20 me dëme materiale.
Ndërsa, janë arrestuar 9 persona dhe 4 janë dërguar në mbajtje./InLajmi/